Kamboski:Universitete private duhet të mbyllen në Maqedoni

Nevojitet rishqyrtim rigoroz i rrjetit të institucioneve të larta arsimore në vend, deklaroi akademiku Vllado Kambovski, kryetar i Këshillit për akreditim dhe ovulim. Ai ne konferencën rajonale dedikuar kualitetit të arsimit sipëror tha se shumë institucione të kësaj lëmie nuk i plotësojnë kushtet themelore ligjore për realizimin e veprimtarisë së arsimimit të lartë.

“Kemi 25 Universitete, dhe mbi 13 fakultete dhe sipas të dhënave që posedojmë kemi rreth 1500 programe studiuese. Kjo është një situatë e pa mundur. Përfaqësues të këshillave për akreditim në vende tjera tregojnë se ne kemi rënë në një rrjet hipertrofik të programe studimore. Vetëm këtë vit para Këshillit tonë janë akredituar 500-600 programe studimore”, tha Kambovski, njofton KOHA.

Ai nënvizoi se problemin e sheh kryesisht tek universitetet private, ndërsa në pyetjen se a do të thotë kjo se do të mbyllen disa universitete ai tha:

“Nëse më pyesni mua, unë që nesër do të mbyllja shumë prej tyre. Por, Këshilli ynë nuk merret me këtë punë. Kjo është punë e MASH-it dhe Inspektorateve. Ne mund të sugjerojmë analiza me atë se çfarë duhet të bëjnë”, tha Kambovski.StrugaLajm

Ministrja e arsimit Renata Deskovska, paralajmëroi se Ligji I ri për arsim sipëror është gati dhe deri në fund të muajit do të vendoset në regjistrin elektronik www.ener.gov.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...