Kamerat e kapin ariun e murrmë në malin mbi Strugën (Foto)

Një set i bukur fotografish është realizuar në malet e Shqipërisë në kufi me Maqedoninë dhe më konkretisht në shtigjet e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë në pjesën shqiptare transmeton Strugalajm.com .
Bëhet fjalë për ariun e murrmë, i cili është fotografuar nga stafi i AdZM Elbasan me anë të kamerave kurth të vendosura në disa prej shtigjeve.

Ariu i murrëm (Ursus arctos) është një kafshë që bën pjesë në listën e kuqe.

Vihet re një përmirësim i dukshëm i faunës së egër si një vlerë e shtuar e Zonave të Mbrojtura. Habitati i ariut si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij si një specie që është në listën e kuqe (në rrezik zhdukje)”, – thuhet në njoftimin e bërë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...