Kamionisti nga Struga aksidenton “policinë” në Shkup

Dje në orën 09.15 në rrugë. “Qemal Sejfulla” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet kamionit “Iveco” me targa të Strugës, i drejtuar nga D. L (27) nga Struga dhe automjetit “Rexton”, pronë e Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga A. A ( 28) nga Shkupi.


Në aksident, A.A. dhe pasagjeri i automjetit “Rexton” janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”. Vendi u inspektua nga një ekip nga SPB- Shkup.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...