Kanadaja në kërkim të emigrantëve:Kemi nevojë për 1 milionë

Ditën e djeshme CNN ka publikuar një lajm mjaft interesant ku shkruan se tashmë ka ardhur koha të bëni gati valixhet.

Kjo pasi Kanadaja ka planifikuar të tërheqë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut. Vetëm në 2017 në Kanada janë vendosur rreth 286 mijë emigrantë, ndërsa për 2019 pritet që shifra të arrijë në 350 mijë.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se: Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit, thuhet më tej në artikull.

Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...