Kandidati për ministër prezanton vizionin e tij para Kryesisë së Aleancës të Strugës

Kryesia e Degës së Ash-së në Strugë, ditën e martë, 21.02.2023, në zyrën e partisë mbajti mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së Ash-së, Strugë, Lulzim Nasufi, anëtarët e kryesisë së Aleancës për Shqiptarët nga Struga dhe kryetaren e Asamblesë së Gruas së ASh-së për Strugën znj. Premtime Zylali, në të cilën prezent ishte kandidati për Ministër për Shoqëri Informatke dhe Administratë, z. Azir Aliu. Kandidati për ministër shpalosi planet dhe vizionin e tij dhe poashtu dëgjoi sugjerimet dhe propozimet prej strukturës, nevojat, mundësitë, problemet dhe gjithçka që mund të jetë në interes për qytetarët dhe strukturën partiake. Kanditati për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Azir Aliu, para strukturës partiake të degës prezentoi punën dhe angazhimin e tij që do të bëjë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Ai poashtu premtoi se brenda 50 ditëve do të zhvillojë përsëri takime me qytetarët dhe se nga momenti i pranimit të detyrës, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të punojë në dy ndërrime për shkak të reformave që do të realizohen në këtë ministri nën udhëheqjen e tij, që do të kulmojë me digjitalizim të plotë të shërbimeve.
Dega e ASh-së, Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...