Kandidatja për deputete me prejardhje nga Veleshta-Strugë , thumbon kandidatin e PDK-së në debatin e parë televiziv

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa dhe Vetëvendosje, Doarsa Kica, e cila me prejardhje është nga qyteti i Strugës në RMV, i është përgjigjur akuzave të kundërkandidatit nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli se Vjosa Osmani, është shkaktare për shkatërrimin e LDK-së.

Kica në Info Magazine të Klan Kosovës, u shpreh se shkatërrimi i vetëm i Vjosa Osmanit janë votat, dhe pikërisht zgjedhjet e kaluara sipas saj, definojnë saktësisht se çfarë shkatërrimi po bënë ajo në skenën politike.

”Këto retorika tashmë i kemi dëgjuar tash e sa kohë dhe janë retorika të përsëritura. Konsideroj që populli tashmë është lodhur me këto çështje prandaj fokusi ynë si listë është të ofrojmë alternativa, të ofrojmë zgjidhje konkrete për çka synojmë të bëjmë më përpara”.

Ajo tha se disponimi i popullit duket se është për ndryshim këtë vend dhe rrjedhimisht ne jemi këtu për të ofruar alternative konkrete.StrugaLajmStrugaLajm

”Është e pakontestueshme që Lëvizja Vetëvendosje qe aleati kryesor për ndryshim. Nuk është diskutabile që ne do ta konsideronim në secilin rast parazgjedhor. Fakti që është nisur një nismë e tregon qëllimin konkret të Vjosa Osmanit, që ka qenë për të përfunduar me një parti politike për t’u regjistruar”.StrugaLajm

Çka do të ndodhë pas 14 shkurtit? – do regjistroheni si subjekt politik?

”Konsideroj që kjo ndërlidhet me përgjigjen që e dhash”.

”Ne kemi hyrë në këto zgjedhje si pjesë e Listës Vetëvendosje, ndërsa qëllimi ynë se ne duam të krijojmë parti politike nuk do zhduket pas datës 14, sepse ne do vazhdojmë të insistojmë të kemi parti politike mirëpo konsideroj që për momentin prioriteti është këto zgjedhje. Dhe nuk ka logjikë që tani të mendojmë për regjistrimin e një partie politike sepse synimi ynë është një qeverisje katërvjeçare më së paku, dhe rrjedhimisht në kuadër të kësaj liste ku jemi tani e cila është liste e dakorduar mes listës Vetëvendosje dhe listës së Vjosa Osmanit”.

In : Aktuale

Loading...
loading...