Kaos në stacionin e trenit në New York, 16 të plagosur (VIDEO)

Kaos dhe panik është verifikuar në Nju Jork, kur një tren udhëtarësh me 1.200 pasagjerë në bord ka mbetur i bllokuar për tre orë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Treni ka mbetur i bllokuar poshtë lumit Hjudson, mes Nju Xhersit dhe Stacionit Pen, në Manhatan.

Treni më pas ka mbërritur në destinacion, por ndërkohë turma e madhe e udhëtarëve ka humbur durimin teksa priste. Më pas, një lajm për të shtëna ka krijuar panik.StrugaLajm

Lajmi u përhap pasi agjentët e sigurisë të stacionit ndërhynë për të neutralizuar një person të pajisur me një pistoletë elektrike.

Por, nga frika e një atentati, turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur rëndë.StrugaLajm

Stacioni Pen mbeti për një kohë të gjatë i boshatisur, vetëm me çantat dhe valixhet e udhëtarëve, ndërkohë që edhe disa dyqane aty pranë mbyllën dyert

 

In : Rajoni

Loading...
loading...