Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar ar në vlerë të 2,4 milionë eurove, mëson TV21. Burime brenda Doganës bëjnë të ditur se në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar 42 kilograme ari dhe diamante. Ne ora 13:00 pritet që nga Dogana të dalin me konferencë për shtyp, ku do të ketë sqarime shtesë.
