Aktuale
Kapet drogë në rrugën Strugë-Ohër

Më 6 korrik 2025, rreth orës 00:20, në rrugën magjistrale Ohër-Strugë, zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Strugë kanë arrestuar një person 38-vjeçar nga Ohri.
Gjatë kontrollit të kryer në veturën tip “Golf” me targa të Ohrit, të cilën e drejtonte i dyshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.