Me datë 12.04.2023, në ora 16:30 në rrugën lokale në fshatin Misleshovë të Strugës, zyrtarët policorë të SPB-së Strugë kanë ndaluar 45-vjeçarin D.V. nga Ohri. – Gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe në veturën “Nissan” me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte i janë gjetur marihuanë dhe një shiringë me lëndë të panjohur. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB- Ohër.
