Oficerë policor nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria GA (35) nga Ohri. Gjatë bastisjes të kryer me urdhër të gjykatës, në vikend shtëpinë e tij në fshatin Llabunishtë të Strugës, kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “CZ” të cilën e posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi e duhur . SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami
