Aktuale
Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër

Policia në Shqipëri ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge.
Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
Në njoftim thuhet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, do të vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.