Kapet një gjerman me pistolët në Shkup

Shtetasi gjerman 53-vjeçar mori padi penale për përpunim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve dhe materieve shpërthyese.

Policia kumtoi se dje, me urdhër nga Gjykata Themelore Shkup 1 është kryer bastisje në shtëpinë e tij në rr. “Crnogorska” me ç’rast janë gjetur një pistoletë “M-57” e kalibrit 7,62mm me një karikator me tetë plumba.

Personi A.F.M. 53-vjeçar është mbajtur në hapësirat e Njësisë për Tregti të Paligjshme.

Më 15 nëntor kundër tij është parashtruar edhe një padi penale pasi që është kryer bastisje në shtëpinë e tij me ç’rast janë gjetur 118 plumba të kalibrit 7,62mm dhe 11 plumba të kalibrit 6,35 mm.

In : Aktuale

Loading...
loading...