Kapet shqiptari me 494 mijë euro, zbulohet ku i kishte fshehur

Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar 494.785 Euro. Mësohet se paratë i janë sekuestruar 56-vjeçarit Rudolf Radi, me origjinë nga Tirana.

Policia sqaron se Radi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, dhe gjatë kontrollit në vijën e dytë u gjetën të fshehura në mjet, 494.785 Euro.StrugaLajm

Shuma e madhe e parave nuk ishte deklaruar nga 56-vjeçari, ndaj dhe u bë sekuestrimi i tyre nga autoritetet.StrugaLajm

Ndërkohë mësohet se Rudolf Radi është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

In : Aktuale

Loading...
loading...