LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Kardiokirurgu shqiptar në Zvicër Omer Xhemaili i hap perspektiva evropiane mjekësisë në vendlindje

Shpresoj që gjeneratave të ardhshme t`u hap mundësinë në qasjen për zhvillim profesional në nivel evropian në vendlindje, por edhe njëkohësisht pacientëve, një trajtim bazuar në kushtet dhe udhëzimet më bashkëkohore botërore”

Emrin e kardiokirurgut, Prof.Dr. Omer Xhemali, shumica e lidhin me faktin se ai është shqiptari i parë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës. Këtë ndërhyrje, për herë të parë e ka bërë në vitin 2008, në Klinikën Universitare të Frankfurtit, Gjermani. Kanë pasuar edhe shume transplantime tjera të suksesshme.

Prej rreth 7 vitesh, dr.Omeri nga Tearca e Tetovës punon në Spitalin “Triemli” të Cyrihut, ku mban pozitën e Co-Shef-it të repartit të kardiokirurgjisë.

Me dr. Xhemalin, albinfo.ch ka biseduar rreth angazhimit konkret të tij në klinikën ku punon në Zvicër, angazhimeve në fushën e mjekësisë në vendlindje pastaj rreth “rrjedhjes së trurit”, gjegjësisht ikjes së mjekëve nga vendlindja drejt perëndimit, rreth pranisë së mjekëve shqiptarë në Zvicër, arritjeve të tyre në profesionale etj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button