BLENDI PETROL
Aktuale

Kasami: BESA bashkë me ASH-në kanë mbështetje më të lartë se të gjithë partitë shqiptare në pushtet

I ftuar në emisionin “Klan Debat”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se sipas sondazheve të publikuara nga IRI, Lëvizja BESA dhe ASH janë një zë i fuqishëm opozitar dhe se janë në epërsi të lartë nga BDI- Alternativa dhe PDSH.

Kasamit ka thënë se Lëvizja BESA dhe ASH, bazuar në rezultatet e IRI kanë së bashku 10% ndërsa blloku i partive politike në pushtet përbëjnë vetëm 7% .

Kasami ka theksuar se zgjedhjet e parakakoshme parlamentare jane te domosdoshme pasi që shteti është në krizë të thellë. Më tej Kasami ka theksuar se Lëvizja BESA është e gatshme për zgjedhje të parakoshme kurdo që të mbahen ato!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njëherit edhe kreu i komunës Tetovës, ka folur edhe rreth zgjedhjes së tij edhe për një mandatë në krye të partisë. Kasami ka nënvizuar se në Lëvizjen Besa funksionon parimi i demokracisë, duke e konsideruar kongresin e dytë si të suksesshëm dhe me gjitha tiparet demokratike.

Më tej Kasami ka folur edhe për udhëheqjen e Tetovës, duke thënë se qeverisja e tij do të jetë shembull, jo vetëm për Tetovën por edhe për gjithë shtetin.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button