Kasami e Sela flasin për rastin e Kumanovës

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka reaguar për gjykimin e rastit të Kumanovës.

“Dënimi i sotshëm në procesin gjyqësor të njohur si “rasti Kumanova” flet edhe për vazhdimin e të njëjtës qasje të kësaj qeverie kur në pyetje janë shqiptarët. Të dënuarve pos që nuk iu lejua mbrojtje e denjë, ata u dhunuan fizikisht në burg, si dhe nuk iu njoh e drejta për mbikëqyrje ndërkombëtare të gjykimit.Dënime të këtilla drakonike ndaj shqiptarëve, jo vetëm që ngrisin shumë dyshime, por lënë pasoja në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.“Rasti i Kumanovës” ndodhi në kohën e VMRO – BDI-së, ndërsa dënimet drakonike po bëhen me LSDM – BDI-në, me çka deri sa BDI është në pushtet raste të tilla gjithnjë ka patur, e fatkeqësisht vazhdojnë të ndodhin. Njëjtë si në qeverisjen e kaluar, edhe tani Ministria e Drejtësisë drejtohet nga kuadër i BDI-së, deri sa shqiptarët po gjykohen me dënime qindra vjeçare me burg” – shkruan Kasami.

Pas vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai vlerëson se gjykimi me 746 vite burg për të dënuarit e këtij rasti, është politik dhe për të njejtin kërkon ndërhyrjen urgjente të faktorit ndërkombëtar.StrugaLajm

Ja reagimi i plotë i Selës:StrugaLajm

“Kërkojmë ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarëve për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë.Vlerësojmë se ky gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm.Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik.Gjithashtu sigurojmë opinionin që rasti i Kumanovës do të marrë epilog të drejtë bashkë me reformat në drejtësi, si përcaktim esencial i veprimit tonë politik dhe pjesëmarrjes në Qeveri”.

In : Aktuale

Loading...
loading...