Kasami fushatën për referendumin e vazhdon në Gostivar
Fushatën për referendumin, Lëvizja BESA e zhvilloi në komunën e Gostivarit, në të cilën realizoi takime me qytetarët e kësaj komune.
Në tubimi e organizuar në Amfiteatrin e qytetit të Gostivarit, bashkë me Kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ishin edhe Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dheFadil Zendeli, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani dhe kryetari i degës Arben Ademi.
Kryetari Kasami në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se: “ Anëtarësimi në NATO dhe BE, do të garantojë reformë rënjësore në gjyqësor dhe pastrim të plotë të gjykatësve të korruptuar dhe atyre që ndodhen në “defterët” e pushtetit apo politikanëve të caktuar. Poashtu me kruciale në hapjen e negociatave është se aty do shihen politikanët e pregatitur në aspektin profesional dhe me integritet të plotë politik dhe shumë qartazi do bëhet dallimi mes politikanëve të korruptuar që vlera të vetme i kanë folklorizmat dhe politikanëve që dinë të punojnë dhe të sjellin të mira në shoqëri”.
Me anëtarsimin në Nato, ngjarje të dhimbshme se ato të 1997 në Gostivat, nuk do të ketë, dhe se pushtetarët duhet të japin llogari, për të gjitha rastet e montuara dhe të dyshimta, që u kanë ndodhur shqiptarëve të maqedonisë.
Kryetari Kasami, gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes BESA është shumë i qartë dhe konciz.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkarisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli, janë meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së”.
#PO_për_NATO_dhe_BE_si_shqiptar_e_jo_si_përqindje 🇪🇺🇪🇺
u