Kasami në takim me ambasadorin e Norvegjisë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetarët Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri takuan ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Bjornstad.

Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend si dhe për kontributin e Lëvizjes BESA në fushatë pro referendumit.

Kryetari Kasami informoi ambasadorin Bjornstad se Lëvizja BESA do të bëj fushatë aktive për të stimuluar dalje sa më masovike të elektoratit në referendum, me theks të posaçëm atij opozitar.

Të dy palët u pajtuan se takimet dhe bashkëpunimi duhet vazhduar edhe në të ardhmen

In : Aktuale

Loading...
loading...