Katër medalje të reja i sjellin Strugës,sportistët e K. K “Drini”

Katër medalje të reja, për sportistët e K. K “Drini” nga Struga

Sot në qytetin e Gostivarit, u zhvillua Kampionati Shtetëror në Karate, për kadet, junior dhe U21.
Në këtë kampionat, mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, me pesë sportistë, duke fituar katër medalje, nga të cilat: një medalje argjenti dhe tre medalje bronzi.
Me medalje argjenti, u stolis Loiana Ramo në kategorinë U21-61kg, ndërsa me medalje të bronztë u stolisën: Drini Hajredini- kadet -70kg,  Hamza Zylali- junior +76kg  dhe Zana Xheladini- U21 +68kg. Pa medalje, mbeti Azra Zylali.
Ky kampionat, njëherësh kishte edhe karakter përzgjedhës, për Kampionatin Evropian, Qipro 2023.
Katër medalistët, në secilën kategori, më datë 04.12. 2022, do të kërkojnë “vizën” për kampionatin Evropian nëpërmjet play off -it (secili me secilin).
Katër sportistët tanë, kanë edhe një mundësi për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Loading...
loading...









Loading…


loading…