Katër policë sulmuan sigurimin në një kazino, MPB nis hetimet

StrugaLajmStrugaLajm

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër D.P, punonjës policie në Stacionin e Kontrollit Kufitar dhe Kalimit Kufitar Deve Bair, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën “Dhunë” dhe kallëzim për vepër të konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike kundër N.D., po ashtu punonjës policie në Stacionin e Kontrollit Kufitar dhe të Kalimit Kufitar Deve Bair.

“Më datë 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, i raportuari D.P. ka sulmuar fizikisht një person të punësuar si roje në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të Stacionit Policor Kumanovë, të cilët po kryenin veprime zyrtare”.StrugaLajm

“N.D., i cili ndodhej së bashku me D.P., ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar propozim ndaj dy policëve për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 i Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa për D.P. është shqiptuar masa e largimit nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore”.

“Me marrjen e masave për zbardhjen e rastit u konstatua se gjatë ndërhyrjes D.K. dhe F.M., dy policët nga Stacioni Policor Kumanovë, ndaj një personi nga sigurimi i kazinosë nuk kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme zyrtare dhe nuk kanë përgatitur kallëzim ndaj tij. E ndaj tyre, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore nga neni 210 i Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB Maqedoni.

https://youtube.com/watch?v=HBAYJAu-cOc%3Ffeature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...