Katër shqiptarë humbin jetën në Austri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës Austria, ku katër persona dyshohet se kanë humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Sipas raportimeve të mediave austriake, incidenti ka ndodhur në një objekt ndërtimi në Vjenë, ku gjatë punimeve me beton dyshohet se është shembur skeleti i ndërtesës.
Burime pranë familjarëve bëjnë të ditur se viktimat janë nga Kosova. Në një reagim prekës, ata kanë konfirmuar humbjen e një të afërmi, i cili, sipas tyre, humbi jetën bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë.
“Sot morëm lajmin e rëndë për humbjen tragjike të djalit të axhës në vendin e punës në Vjenë, së bashku me tre shokë të tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër pas shembjes së konstruksionit mbajtës.
Autoritetet austriake pritet të dalin me detaje zyrtare për shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.
.gif)




























