LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në afërsi të Tiranës, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar

 

Katër të rinj ndërruan

Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Fushë-Prezë disa minuta para mesnatës.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti qw drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka siguruar foton e makinës së shkrumbuar, ku humbën jetën 4 të rinjtë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button