Katër vjet burg për vozitje të pakujdesshme të makinave

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka dhënë pikëpamjet e tij në lidhje me atë se çfarë duhet të ndryshojë për dënimet me kusht, që kanë të bëjnë në rastet kur gjatë vozitjes së papërgjgjshme ka aksidente trafiku me pasoja vdekjen. Ai tha se po punohet në vendosjen e një vepre të re penale, e cila do të jetë “Drejtim i pamatur i automjetit”. “Dua ta informoj opinionin se në kuadër të Grupit të Punës së Ministrisë së Drejtësisë për përgatitjen e Kodit të ri Penal, po vendosin një vepër të re penale ‘Drejtim i pamaturi i automjetit’, për të cilën parashihet dënim me burg deri tre vjet, ndërsa nëse ka pasoja me vdekje, dënimi do të jetë së paku 4 vjet burg”, tha Mariçiq.

Ndërsa lidhur me zbutjen e gjobave dhe dënimin me kusht për vepra të rënda në trafik, ai tha se do të iniciojë debat në kuadër të Grupit Punues për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore dhe eliminimin e abuzimeve të mundshme në këtë drejtim, si dhe analizën e zbatimit të dispozitave ekzistuese nga gjykatat dhe Prokurorinë Publike, në lidhje me veprat penale që kanë të bëjnë me rrezikimin e sigurisë në komunikacion.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...