Kazinot jo në vendbanime dhe pranë shkollave, shteti po heshtë

Etem Xheladini


Duke u nisur nga reagimi i disa përfaqësues të shoqatave jo-qeveritare Kumanovë-Likovë, në lidhje për mos miratimin e një ligji apo rezolute që të mbyllen kazinotë dhe lojërat e fatit, nga ana e Kuvendit të Maqedonisë Veriore pas reagimit tyre dy vjeçar, sa duket se zgjidhje mund të ket, por kërkohet vetëdijesim i politikëbërsve.
Sipas informatave anonime që kan përfaqësuesit e shoqatave jo-qeveritare Kumanovë-Likovë nga tereni, e më keq ku ministria e Financave nuk ka deklaruar se numër i madhë i kazinove dhe lojrave të fatit në Maqedonin e Veriut nuk ka pasur licencë pune, e që nënkupton përgjegjësinë e shtetit që e ka lejuar këtë aktivitet korruptiv e kriminalizuese , për një kohë aq të gjatë.
Kazinotë dhe lojërat e fatit në Maqedonin e Veriut , duke punuar pa leje dhe në një terr informativ, si pasojë kanë pasur disa raste që kanë përfunduar me fatalitet, ka pasur plaçkitje të armatosura dhe kanë shkaktuar shumë probleme personale (të frekuentuesve) si dhe tragjedi familjare.
Mbyllja e kazinove dhe lokacioneve të lojërave të fatit sipas mendimit ton nuk do ta ulin shkallën e korrupcionit dhe kriminalitetit, por rritja e pranisë së shtetit ligjor, kontrollet dhe mbikëqyrja e rregulltë, duke i detyruar t’i përmbahen rregullave fiskale, sigurisht se do të ndikonin dhe do të kontribuonin në uljen e krimit si dhe në rritjen e shkallës së mbledhjeve të taksave dhe tatimeve e që nuk është bërë deri më tani.
Për fat të keq ka pasur raste kur gjatë plaçkitjes së institucioneve financiare dhe bankave ka pasur viktima por se nuk është mbyllur institucioni apo aktiviteti.
Ne vlerësojnë se mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit mund të ketë efekt momental për ulje të korrupcionit dhe kriminalitetit i cili pastaj do të drejtohej në adresa ku mendohet të ketë para.
Njëherit përfaqësuesit e shoqatave jo-qeveritare Kumanovë-Likovë që të parët ngritën zërin për mbylljen e kazino dhe lojëra të fatit në Maqedonin e Veriut kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë lejuar që kazinot dhe lojrat e fatit të punojnë pa licencë një kohë të gjatë sikur që kërkojnë që këto kazino dhe lojëra të fatit të detyrohen të paguajnë taksa dhe tatime në mënyrë retroaktive, ku një pjesë e së cilës pastaj do të shkonte familjarëve që kanë pësuar nga ky aktivitet kriminal i lejuar.
Gjithashtu, ne mendojmë se mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit nuk mund të afatizohet për një periudhë dhe se ky pezullim nuk mund të zbatohet gjeneralisht por vetëm në raste të caktuara, sikur që veprohet edhe për bizneset tjera.
Çështja e kazinove dhe lojërave të fatit nuk është trajtuar nga shteti dhe ligji por ka pasur mbrojtjen e shtetit duke e fituar statusin e pandëshkueshmërisë.
Mbyllja e këtij segmenti që me mbrojtje të shtetit është shndërruar në krim të organizuar me shumë përfitime vetëm sa do të krijojë një situatë kur nga një gjendje e ilegalitetit të lejuar (duke punuar pa licenca) do të kalojë në një ilegalitet ilegal që do të përshkallëzojë situatën e sigurisë duke pasur edhe më shumë viktima si dhe evazion fiskal për faktin se mbledhja e tatimeve dhe taksave do të ishte 0%. Nëse qeveria e Maqedonisë Veriore krijon një ligj efikas që e rregullon këtë fushë do të kishim një situatë tjetër, duke i mbajtur nën kontrollë rreptësisht këto veprimtari, korrupcioni dhe krimi do të ulej sikur edhe buxheti i Maqedonisë Veriore do të mbushej me taksa dhe tatime të painkasuara deri më tani.
E drejta e të bërit biznes dhe e drejta për punë janë të drejta të njeriut dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të paragjykojë se cili biznes apo veprimtari mund ta rrisë shkallën e kriminalitetit. Dështimi i institucioneve të shtetit dhe moszbatimi efektiv i ligjit krijon kushte për rritje të shkallës së kriminalitetit dhe krimit të organizuar ku u pa haptas se disa ministra po edhe deputet nuk paten vullnet që të sillet ligji për mbylljen e kazinove dhe lojrave të fatit e së paku ato të vehen në kontrollë sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.
Ata që e propozojnë ligjin e ri për lojëra të fatit duhet të kenë parasysh se si do të zgjidhet ky problem. Përkundrazi , nëse nuk i përmbahen standardeve Europjane ku synonë Maqedonia Veriore të antarsohet, vetëm sa do të shtohet numri i lokacioneve ilegale ku do të zhvillohet kjo veprimtari tash edhe pa kontrollë edhe simbolik të shtetit.
Ashpërsimi i politikës ndëshkuese përmes zbatimit efektiv dhe jodiskriminues të ligjit është e vetmja mënyrë që zgjidhë problemin e kazinove dhe lojërave të fatit. Çdo zgjidhje parciale apo kozmetike vetëm se e favorizon këtë, deri më tani aktivitet korruptivë kriminale duke i dhënë konotacion dhe ngjyrime si armë për qëllime ekskluzivisht politike me përfitime individuale të pushtetarëve që qëndrojnë pas këtij biznesi të turpshëm.Artikulli i meparshemStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...