Kazinot në kohë Pandemie

Jemi në kohë Pandemie,e cila u përhap në gjithë globin si një re e zezë vdekjepruese.Është një armik i padukshëm që po çfaros njerëzimin.Jemi të vetëdijshëm dhe qëndrojmë me shpresë se kjo e keqe do të ketë edhe fundin e saj.Por ,virusi edhe më i dëmshëm për kohën e sotme janë lojrat e fatit,që kanë depërtuar në qytetin tonë,si këpurdhat pas shiut.Një numër i konsiderueshëm i tyre janë vendosur në mes të qytetit tonë të bukur turistik.Por,një numër edhe më i madh gjendet në çdo skutë e rrugicë e nëpër fshatra shqiptare,që punojnë tërë natën në mënyrë ilegale.
Populli im i shumëvuajtur,ka ardhë koha që të ngremë zërin që të protestojmë për këtë virus të tmershëm,që po i varfëron gjer në pafundësi fëmijët tuaj.Këto lojra që unë i kam pagëzuar lojra fatkeqësie,për çdo javë na sjellin kufoma të rinjsh që po ndodhin para dyerve të kazinove.
Duhet kujtuar fushatën parazgjedhore në MV dhe premtimet boshe të politikanëve për largimin e kazinove gjer në 3 km larg vendbanimeve dhe më vonë vendosjen e tyre nëpër qendra urbane dhe hotele me pesë yje,ishin dhe janë të pakuptimta, sepse i bëjnë për marketing politik,për llogaritë e tyre personale dhe finansat maramendëse të oligarhëve,që mbushin çantat që po i shohim në media dhe nëpër gjyqe të panumërta..
Të rinjtë çdo ditë po marrin rrugët e pakthim të Perëndimit dhe botës për të siguruar jetën e familjes, sepse e parandjejnë se në këtë shtet nuk shohim ardhmëri për një jetë normale.Bizneset e vogla po mbyllen çdo ditë dhe të njëjtat po zëvendësohen me kazino.Politikanë të nderuar,populli po shkon në varfëri të skajshme dhe po u drejtohet me lutje dhe shpresë, që kazinot të mbyllen sa më parë si në shtetet fqinje Shqipëri dhe Kosovē.Zgjedhje tjetër nuk ka vlerë.Largoni kancerin nga qyteti jonë pitoresk,por mos harroni edhe qentë endacakë dhe lypsat nëpër qendrën e qytetit,sepse imazhi i Strugës po nëpërkëmbet.
Shkruan:Asan Asani