Mimoza Shkodra është njëra nga këngëtaret më simpatike dhe njëkohësisht më të dashura si për publikun në Shqipëri ashtu edhe për atë në Kosovë.
E ftuar në emisionin “21 Gradë”, Shkodra foli për karrierën, por edhe për jetën e saj personale. Midis të tjerave, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si teknike laboratori dentar. Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit. “Gjithmonë e kam dashur mjeksinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha teknike e farmacisë sepse fillova herët të merrem me muzikë”, u shpreh këngëtarja.
Shkodra ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht. Ajo u bë e njohur fillimsiht me këngën “Ndarja”, një superhit që u përqafua nga publiku në të dyja vendet.