Keq me korrupsionin, Maqedonia

Maqedonia e Veriut u rangua në vendin e 85-të mes 180 vendeve në botë sipas Indeksit për perceptim të korrupsionit për vitin 2022 të Transparensi Interneshënëll. Në raport me vitin e kaluar vendi përparoi për një pozitë. Maqedonia e Veriut ka 40 pikë në shkallën në të cilën 0 paraqet vendin më të korruptuar, ndërsa 100 më pak të korruptuar.

Nga shtetet në rajon, më mirë janë të pozicionuara Sllovenia, në vendin e 41-të, Greqia në vendin e 51-të, Mali i Zi 65, Bullgaria 72, Kosova 84, Serbia 101, ndërsa BeH në vendin e 110-të. Më së paku korrupsion, sipas Transparensi Interneshënëll, ka në Danimarkë, Finlandë, Zelandë të Re dhe Norvegji, ndërsa vendet më të korruptuara në botë janë Jemeni, Libia dhe Koreja e Veriut.StrugaLajm








Loading…


loading…