Me aktin e qitjes artilerike nga ana e batalionit të Armatës nga kazerma “Ilinden” në Shkup, sot në mënyrë simbolike u shënua inkudrimi zyrtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO si anëtarja e saj e barabartë e 30-të.
“Qitja artilerike bëhet pas deponimit të protokollit inkuadrues në Departamentin amerikan të Shtetit, që ishte akti final për formalizimin e anëtarësimit të barabartë në NATO, me çka tërësisht u realizua ky përcaktim strategjik i shtetit tonë”, ceket në kumtesën nga Shtatmadhoria e Armatës.