Kërçovë, 37 të vdekur nga virusi për 1 muaj, mbi 14 mijë qytetarë janë vaksinuar

25 të hospitalizuar në qendrën Covid dhe 6 pacientë në repartin intern. Kjo është pasqyra e ditës së sotme në Kërçovë, ku para 2 jave në spital ishin të hospitalizuar 65 pacientë të infektuar. Në Kërçovë në qendrën për Covid çdo ditë drejtohen rreth 30 deri në 40 pacientë për kontroll. Në muajin gusht janë paraqitur 250 pacientë prej të cilëve 37 kanë humbur jetën, dy prej tyre kanë qenë të vaksinuar.

“Kemi bërë përqindjen mesatare dhe për muajin gusht kemi pasur 250 pacientë, prej të cilëve 37 kemi të vdekur, rreth 7%, prej të cilëve 2 janë të vaksinuar dhe të tjerët të pa vaksinuar, përqindje për personat e vdekur”, tha Stanko Trpeski – Drejtor i Spitalit të Kërçovës.StrugaLajmStrugaLajm

Drejtori i spitalit Stanko Trpeski, thotë se situate e krijuar në Tetovë së fundmi ka ndikuar edhe tek pacientët në Kërçovë të cilët kanë qenë të shtruar në spitalin modular, megjithatë ai thotë se kanë arritur ta mbajnë situatën në kontroll dhe i kanë qetësuar pacientët se spitali modular është i sigurt.

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së shëndetit në Kërçovë Xhabir Bajrami, thotë se vaksinimi në Kërçovë po zhvillohet me intensitet të lartë dhe pas situatës së krijuar në muajin gusht me valën e re të virusit, interesimi për vaksinim ka qenë edhe më i lartë.StrugaLajm

“Sa u takon vaksinave Pfizer, deri më tani ne kemi dhënë 2853 doza në Kërçovë, me Sinovak kemi vaksinuar 7557 vaksina, me Astra Zeneka kemi vaksinuar 1528 doza dhe me Sinofarm në fillim kemi dhënë 1307 doza, kur i mbledhim këta bashkërisht kemi arritur në diku 14 mijë vaksinime deri në këtë moment”, u shpreh drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Xhabir Bajrami.

Në gjithë vendin në pesë javët e fundit, 20878 qytetarë, apo 80% e personave pozitiv me Covid-19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 84%, ndërsa vetëm 16% e pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...