Kërkohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

Drejtori i EMV-së, Darko Kovaçevski pohon se mund të ketë rritje minimale në çmimin e energjisë elektrike. Edhe pse ky vendim do të mvaret nga komisioni regullator energjetik, Kovaçevski thotë se do të bëjë përpjekje për të mos u rritur çmimi.
“Shpresoj dhe pres që çmimi të mos ndryshojë nga ana jonë, megjithëse marrim pjesë me rreth 40 për qind të çmimit total të energjisë për konsumatorët e fundit. Unë mendoj se do të jemi në gjendje ta stabilizojmë çmimin përsëri këtë vit, respektivisht të mos ketë rritje”, tha Kovaçevski, drejtor i SH.A “EMV”.
Nga MEPSO kanë kërkuar rritje të dyfishtë të energjisë elektrike për shkak, siç thonë ata, realizimit të investimeve. Edhe pse përfunduan vitin e kaluar me humbje prej gati gjashtë milion eurosh, MEPSO pretendon se humbjet nuk vijnë për shkak të menaxhimit të dobët, por për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve ndërkufitare dhe rregullave të reja të balancimit.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...