LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Kërzhallovski: Votuesit dënuan partitë maqedonase, përfituan ato shqiptare

Analisti Aleksandar Kërzhallovski thotë se partitë e shqiptarëve e mësuan leksionin nga zgjedhjet e kaluara kur nga gjithsej 13 pjesëmarrës në zgjedhje, pesë parti ishin vetëm të shqiptarëve. Tani nga gjithsej 15 parti, 3 parti shqiptare garuan me lista të veçanta si dhe Besa e cila ishte në koalicion me LSDM-në.

Ajo që në zgjedhje dolën të përqendruara dhe grupuara solli epërsi për partitë shqiptare. Për dallim nga kjo në bllokun maqedonas kishte shumë protagonistë dhe e gjithë kjo çoi në shpërndarjen e votave, sidomos te dy partitë më të mëdha, dhe ky është shkaku i dytë më i madh për këtë -u shpreh Aleksandar Krzhallovski, analist politik.

Sa i përket rezultatit të partive maqedonase, rezultatet e marra janë një nga më të këqijtë deri më tani, thekson Kërzhallovski. Partitë më të vogla që “garuan” në këto zgjedhje “vodhën” një pjesë të votave të cilat i planifikonin LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Nëse e majta, Integra, GDU, Zëri për Maqedoninë, Maqedonia e Vetme dhe partitë e tjera më të vogla do të dilnin së bashku si një opsion i tretë, atëherë ata do të kishin shanse më të mira, kështu që vetëm e majta do të ketë përfaqësuesit e saj në shtëpinë ligjvënëse.

Përafërsisht të gjithë janë të mposhtur, mbase përveç BDI-së, sigurisht edhe Aleancës e cila nxori rezultat shumë më të mirë se më parë. Pra, partitë e partive etnike janë më fituese se të tjerat, BDI ruajti avantazhin, megjithëse nuk do të thosha që është e papritur sepse në sondazhet kredibile ishte parashikuar mjaft saktë – tha Aleksandër Kërzhallovski – analist politik.

Kërzhallovski pret negociata të vështira dhe të gjata për formimin e Qeverisë. Pret që të ketë shkelje të disa prej parimeve për koalicionim.

facebook sharing button
twitter sharing button
messenger sharing button
linkedin sharing button
whatsapp sharing button

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button