Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët lëshuan seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët lëshuan seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës.

Mosrespektimi i kërkesave të vazhdueshme të parashtruara nga ana e këshilltarëve drejt Kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës dhe administratës komunale rezultuan me largimin e këshilltarëve nga seanca.

Është kërkuar që: seancat të mbahen me prezencë fizike duke respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së Covid-19 (siç bën Kuvendi i Republikës Së Maqedonisë Veriore, komisionet e kuvendit, etj.), seancat të mbahen konform ligjit për Vetëqeverisje lokale, Rregullores për punën e Keshillit komunal, Statutit të Komunës së Strugës, të informohen në kohë këshilltarët për mbajtjen e seancave, për rendin e ditës, t’ju bëhet hapësirë për të propozuar pika në rend të ditës, të pajisen me materialet adekuate për çështjet që diskutohen ne seancë, si dhe një varg kërkesa dhe ankesa të natyrës teknike që pengojnë mbarëvajtjen e seancave.StrugaLajmStrugaLajm

Kryetari i këshillit nuk gjeti rrugën për t’ju përgjigjur këtyre kërkesave. Siç duket, nuk mund të humb rehatinê që ka gjetur nga seancat online, ku kontrollohen mikrofonat, i hap dhe i mbyll kur të dëshirojë, i jep të drejtën e fjalës këshilltarëve që atij i pëlqejnë dhe nuk rrezikojnë atë që udhëheqësi i komunës ka dashur të arrijë. Dhe me këtë ka bërë shkelje të të gjithe rregulloreve të permendura me lartë, ka bërë shkelje të demokracisë.StrugaLajm

Opinioni i gjërë duhet të informohet se janë marrë vendime shumë të rëndësishme, pa shumicën e nevojshme dhe pa dëgjuar zërin e opozitës.

Aleanca për shqiptarët – Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...