Këshilltari i BESA-ASH në Ohër :LSDM nuk po i respekton zotimet për shqiptarët

Këshilltari Xhemal Mena i cili përfaqëson Lëvizjen Besa dhe ASH-në në Këshillin komunal të Ohrit sot në mbledhjen e Këshillit Komunal të Ohrit ka votuar kundër shumicës që përbëhet nga LSDM-ja. Burime të afërta me këshilltarin Mena informojnë se kjo votë kundër e këshilltarit Mena i cili njëkohësisht është edhe kryetari Lëvizjes Besa në Ohër, është kondicionuar me faktin që pushteti vendor në Ohër nuk ka respektuar një pjesë të zotimeve përballë elektoratit shqiptar në Ohër.Ndërkohë, për të siguruar shumicën në Këshillë LSDM-së në ndihmë i ka ardhur këshilltari nga Partia Demokratike e Turqëve parti e cila më parë në koalicion ishte me VMRO-në ndërsa tani ka kaluar në krahun e LSDM-së.Në Këshillin komunal të Ohrit shqiptarët u prezantuan me një listë dhe për herë të parë pas shumë vitesh arritën të fitojnë dy këshilltarë, vota të cilat përcaktojnë shumicën se cili nga dy blloqet politike maqedonase do të ketë shumicën në Këshill.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...