BLENDI PETROL
Aktuale

Këta janë dy shqiptarët nga Maqedonia, që humbën jetën në Serbi

Burim Dalipi dhe Lulzim Rexhepi janë dy viktimat nga Maqedonia, në aksidentin e tmerrshëm që para disa ditëve ndodhi në Serbi. 

Në këtë aksident humbën jetën 7 persona, kurse në mesin e tyre edhe dy shtetas të Maqedonisë. Sipas informacioneve të para, ata janë nga rrethina e Kërçovës, transmeton Gazeta Lajm.

“Ngushëllime familjeve Dalipi dhe Rexhepi me rastin e humbjes të të dashurve të tyre!

U prehshi në paqe Burim Dalipi dhe Lulzim Rexhepi!”, ka shkruar një bashkëqytetar i tyre në Facebook, duke publikuar edhe fotografitë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button