Këto janë masat e reja anti-Covid në Zvicër

Ajo që ishte paralajmëruar prej disa ditësh, u shndërrua në një vendim detyrues: “Periudha e izolimit për personat e infektuar do të shkurtohet në 5 ditë, ka njoftuar Presidenti Federal Ignazio Cassis në konfrencën e sotme për media.

Dhe, ka shtuar ai, duke arsyetuar shkurtimin: “koha e inkubacionit me Omikron është më e shkurtër se me variantin e mëparshëm Delta”.

Këshilli Federal aktualisht nuk ka vendosur për shtrëngim të mëtejmë të masave, transmeton albinfo.ch. Zgjatja e masave deri në fund të marsit është aktualisht objekt i konsultimit me kantonet, thotë Cassis.
Gjithashtu, masat ekzistuese (2G në hapësira të caktuara të brendshme, zyra në shtëpi, kufizimi i takimeve private) do të zgjaten deri në fund të marsit.

In : Aktuale

Loading...
loading...