AktualeShowbiz

Kev Malo nga Struga me “Unë dhe Ti” shkëlqen në skenën e Këngës Magjike!

Strugë – Talenti i ri strugan, Kev Malo, është përzgjedhur të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të festivalit prestigjioz Kënga Magjike, ku do të garojë në kategorinë New Artist. Ai do të prezantohet me këngën “Unë dhe Ti”, një baladë që përcjell emocione të forta dhe ndjeshmëri mbi marrëdhëniet njerëzore dhe dashurinë.

Performanca e tij, tashmë e publikuar në versionin promovues, vë në pah vokalin e pastër dhe interpretimin e ndjerë, duke e pozicionuar Kevin si një nga emrat që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe jurisë.

Kënga Magjike është një nga festivalet më të rëndësishme muzikore shqiptare, ku artistët e rinj dhe ata të afirmuar krijojnë një skenë të përbashkët për të prezantuar projektet e tyre më të reja. Për Kev Malon, pjesëmarrja është një hap i rëndësishëm drejt afirmimit në skenën muzikore shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button