Aktuale

KF “Veleshta United” në kërkim të energjisë së re: Thirrje për t’u bashkuar me kryesinë!

Klubi i zemrës për Veleshtën po bën një hap të rëndësishëm përpara: hapet gara për përfshirjen në kryesinë e re të KF “Veleshta United”!
Kjo është një thirrje për të gjithë – të rinjtë me vizion, veteranët me përvojë, dhe mërgata që nuk harron rrënjët – për t’u bërë pjesë e një projekti që synon ta rikthejë klubin si simbol krenarie dhe bashkimi për komunitetin.


Bashkohuni tani – për sportin, për Veleshtën, për të ardhmen!

THIRRJE PËR VEPRIM – KF “VELESHTA UNITED”
Bashkë për klubin, për komunitetin, për brezat që vijnë!
Ka ardhur koha për ta zgjeruar kryesinë, për ta bërë më të gjallë, më aktive dhe më përfaqësuese për KF Veleshta United – klubin që do na bëjë krenar për dekadat e ardhshme.
Kjo thirrje i drejtohet të gjithëve:Brezave të rinj që duan të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për sportin në fshat. Brezave të vjetër që kanë kujtime, përvojë dhe dashuri për këtë klub.Mërgatës që, edhe pse larg fizikisht, mbeten afër zemrës së Veleshtës. Të gjithë atyre që e ndjejnë veten pjesë të kësaj toke dhe të këtij emri.
Tani është momenti që të mos presim më nga të tjerët, por të marrim përgjegjësi.Të ndërtojmë një klub që edukon, bashkon dhe përfaqëson me dinjitet çdo brez të Veleshtës.


Për t’u bërë pjesë e kryesisë së re:

+389 70259535

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button