Kim Mehmeti: Robërinë leniniste të drejtuesve të BDI’së e kemi dhuratë edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare!

Kim Mehmeti: Robërinë leniniste të drejtuesve të BDI’së e kemi dhuratë edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare!

Shkruan: Kim Mehmeti

Nuk ia dal ta kuptoj se burrështetasit e Shqipërisë e të Kosovës për çka janë duke i uruar shqiptarët e Maqedonisë?! Mos vallë ata ende nuk e kanë kuptuar se Maqedonia nuk mundë të ketë qeveri legjitime pa shqiptarët në të dhe se, për partitë maqedonase nuk ka vasalë më të përshtatshëm se ata të BDI’së!

Ku ta dish, mbase ata janë duke ia uruar BDI-së mundësinë që edhe më tej të vazhdojë t’i mbrojë biznes interesat e drejtuesve të saj, e që degëzohen edhe në Prishtinë e Tiranë!StrugaLajm

Sidoqoftë, të gjithë adhuruesve të BDI’së nga Tirana e Prishtina duhet thënë hapur: Zotëri mos pandehni se ne nuk e dimë se çka e bënë këtë parti aq tërheqëse për ju – paratë me thasë me të cilat ua zë frymën dhe shumë biznese me të cilat ua merr mendtë!

Në të vërtet Tirana e Prishtina zyrtare jo njëherë e kanë legjitimuar fatkeqësinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë, duke kryer kështu detyrën për çka drejtuesit e këtushëm partiak i paguajnë nga djersa e popullit të varfëruar!StrugaLajm

Dhe jo vetëm tani, por edhe dikur moti, një lider i këtushëm partiak ndër më të famshmit, punësoi opinionistë të Tiranës e Prishtinës nëpër universitet e këtushëm në gjuhën shqipe, ku merrnin honorarë të majmë, me çka frymëzoheshin atë ta shpallnim vlerë kombëtare, por pa ne treguar kurrë se cilat ishin veprat e tij e që nuk dinim t’i vlerësonim e çmonim ne shqiptarët e Maqedonisë?!

Kështu që edhe sot, sa herë që kryetari i BDI’së duhet ta mbulojë turpin e vet, aktivizohen ‘mendjet’ e pavarur në Tiranë e Prishtinë, si dhe burrështetasit e atjeshëm, të cilët neve shqiptarëve të Maqedonisë, na shpjegojnë se cilat janë meritat e atij që kërkon kryeministër shqiptarë, për t’i mbuluar kryehajdutët e partisë së vet!

Megjithatë ka diçka që duhet pranuar: në historinë e tyre të deritanishme, shqiptarët e Maqedonisë, kurrë nuk kanë pasur mashtrues politik të përmasave të kryetarit të BDI-së, për të cilën parti thuhet se është një ndër më të pasurat në Ballkan?!

Ku ta dish, ndoshta shumica e shqiptarëve të Maqedonisë edhe i parapëlqejnë mashtruesit politik dhe duan të jenë të mashtruar, sepse ashtu më lehtë e arsyetojnë pafuqinë e vet që të shpëtojnë nga robëria dydekadëshe e leninistëve të BDI’së, të cilët të ndihmuar nga Tirana e Prishtina zyrtare, ia dolën ta asgjësojnë dhe zaptojnë shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë! (Kim Mehmeti)


Loading...
loading...