Kim Mehmeti sulmon Ziadin Selën

hkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka demaskuar mirëfilli strategjinë e udhëheqësve të LR PDSH-së dhe Aleancës për të arsyetuar qëndrimin në qeveri pa e realizuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, me të cilën trumbetonin para se të bëhen pjesë e pushtetit.

“Në vend që të shpjegojnë se ku mbetën premtimet e tyre ‘patriotike’ se do e tronditin Maqedoninë nëse ajo do i kundërshtojë kërkesat shqiptare, në vend që të shpjegojnë se kush shkeli mbi ‘Deklaratën e Tiranës’ mes partive shqiptare, në vend që t’i shpalosin parimet mbi të cilat u bënë pjesë e qeverisë së Maqedonisë…, drejtuesit e LR-PDSH’së dhe të “(h)Aleancës për Shqiptarët’ – duke i përdorur megafonat e vet partiak – ende mundohen që ambiciet e veta të sëmura politike, t’i mbulojnë me ‘destruktivitetin’ tonë dhe me ne që e ‘penguam’ bashkimin e opozitës shqiptare! Ku ta dish, mbase edhe s’duhet pritur gjë tjetër nga ata që vetëgënjehen se janë ‘vlera’ aq të mëdha ‘kombëtare’, sa me ta të merren dhe t’ua kenë zili, i madh dhe i vogël?! Si nuk u gjet ndonjë dashamirë t’u tregojë se dhuntitë t’i jep Zoti, andaj mos u mburrë me to; se adhurimin ta dhurojnë njerëzit, andaj bëhu mirënjohës: se mendjemadh bëhesh vetë, andaj ki kujdes! Sidoqoftë, vazhdoj të ndjej keqardhje ndaj atyre që aq gjatë kanë mbijetuar nga gënjeshtrat politike dhe nga pafytyrësia, sa ato tani janë bërë pjesë e qenies së tyre!”, shkruan  Mehmeti në facebook.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...