Kim Mehmeti:Rinia shqiptare në Maqedoni e braktis vendit, sepse ndjehet e tradhtuar
Kim Mehmeti: “Rinia shqiptare në Maqedoni e braktis vendit, sepse ndjehet e tradhtuar nga ata që çështjen shqiptare e ‘mbyllën’ dhe e ‘zgjidhën’ edhe më keq se në Jugosllavinë e dikurshme socialiste: e barazuan me mirëqenien e qindra shqiptarëve që i drejtojnë partitë politike, e të cilët janë ‘punësuar” si ‘burrështetas” nëpër institucionet e vendit! Rinia shqiptare e braktisë edhe Kosovën, ku disa ‘çlirimtarë’ të deridjeshëm, e politikanë të sotëm, asaj rinie ia vranë shpresën, me çka edhe ia dolën të realizojnë atë që nuk mundën as ‘rankoviqët’, e as ‘millosheviqët’: spastrimin etnik të trojeve shqiptare! Shqipëria ‘plaket’, u bë shtet ku edhe fëmijës së porsalindur duhet vënë emrin që nuk do e identifikojë si shqiptarë, që ta ketë më të lehtë ‘integrimin’ në Perëndim, kështu që vendi mbetet në duart e kryehajdutëve të cilët as që merren me interesat shtetërore, por me mbrojtjen e banditëve të vet partiak, që e plaçkitën popullin dhe vendin! Po pra, ke përshtypjen se ‘Shqipëritë’ tona ekzistojnë vetëm për ta zhdukur farën e shqiptarisë, të cilën tani për tani e mbrojnë thuajse vetëm të huajt!”