Kjo është e vërteta për Menduh Thaçin

Sulejman Mehazi

Ne mund të themi e të japim çfarë do lloj mendimesh për takimin Zaev-Thaçi, se Thaçi do kyçet në qeveri; se do përkrahë reformat qeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkësinë Europiane e në Nato; se Zaevi e ka kushtëzuar Thaçin duke ia treguar 10 e më shumë lëndë akuzash nga Prokuroria Speciale, e për të shpëtuar Thaçi nga Prokuroria duhej pērkrahur qeverinë e Zaevit, e shumë pse-ja e pse-ja…..
Por duhet ditur një gjë, se, Thaçi, edhe nëse është i korruptuar, llogaritet kryetar i partisë shumë vjeçare opozitare, të kēqiat e tij janë shumë më të vogla sesa ish-partive qeveritare VMRO-BDI.
E vërteta është e hidhur, por duhet ëmbëlsuar me argumente.
Argumentet janë se, dorën në zemër, edhe pse popullata shqiptare në Maqedoni kurrë s’ia ka dhënë votën plotësisht partisë së Thaçit, PDSH’së, por kjo parti gjatë qeverisjes së tij 1998-2002, për së pari herë në Tetovë(flas për qytetin tim), bëri reforma të mëdha: argumentet:
-Naçallniku i policise për së pari herë u bë shqiptar;
-Drejtor i spitalit, për së pari herë shqiptar;
-Drejtori i shtëpisë së kulturës, për herë të parë shqiptar;
-Drejtor i Bibliotekës, shqiptar;
-I postës, shqiptar;
-I sociales, shqiptar;
-I Kodrës së Diellit, shqiptar;
-I fushës së sportit, shqiptar;
-U hap Universiteti i Shtulit në kohën e PDSH-së;
Pra, më tregoni çfarë bënë këta, pas 2002 e këndej?

In : Aktuale

Loading...
loading...