Kjo është komunikata e përbashkët nga takimi Ahmeti – Zaevin

Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.

Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe
Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe
Ali Ahmeti dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.StrugaLajm

Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.StrugaLajm

Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel
të Sekretarëve partiak.

In : Aktuale

Loading...
loading...