Kjo është pasuria e Zaevit

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emër të tij nuk ka banesë, shtëpi dhe veturë. Këtë e tregojnë të dhënat, të cilat ai i ka parashtruar në listën anketuese deri tek Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, shkruan gazeta KOHA. Nga ajo që mund të vërehet është se, Zaevi ka dhënë borxh rreth 70 mijë euro. Kursime në bankë ka vetëm gruaja dhe vajza e tij. Shtëpia, vendi, hapësira afariste dhe aksionet janë në emër të prindërve të tij. Zaev karrierën e tij profesionale e ka filluar në firmën “Trgoprodukt” në Strumicë, ku ka punuar në periudhën 1997-2003, ndërsa në vitin 2001 është emëruar si drejtor. Ka qenë anëtar i Këshillit udhëheqës të kursimores “Peon” dhe anëtar i Këshillit drejtues të industrisë së materialeve ndërtimore “Elenica” deri në vitin 2003, ndërsa ka kryer funksionin kryetar i Këshillit drejtues të ndërmarrjes publike “Komunalec” në Strumicë. Në ndërkohë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kursime thuajse në të gjitha bankat nga të gjitha valutat. Ka paraqitur 9.600.000 denarë, ose rreth 150 mijë euro, ka kursime shtesë prej rreth 41.000 euro, dymijë franka zvicerane dhe qindra dollarë dhe funta. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...