LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Klubi i Shahut “Flamurtari” drejt Ligës së Dytë – kryeson bindshëm pas katër xhirove

Klubi i Shahut “Flamurtari” është duke marrë pjesë në turneun kualifikues për hyrje në Ligën e Dytë të Shahut në Maqedoni, që po zhvillohet në ambientet e hotelit “Kontinental” në Shkup. Në këtë garë marrin pjesë gjithsej 12 ekipe nga mbarë vendi.

Pas katër xhirove të para, “Flamurtari” ndodhet në krye të tabelës me tre fitore dhe një barazim. Skuadra strugane ka triumfuar ndaj ekipeve të njohura si “Kapablanka Shkup”, “Damin Gambit Shkup” dhe “Bafet Veles”, ndërsa ka ndarë pikët me ekipin e “Teuta” nga Likova.

Në kalendar kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, të cilat do të luhen më 27 prill. Sipas rregullores së turneut, vetëm dy ekipet më të mira në renditje do të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Dytë.

Me paraqitjet e deritanishme, “Flamurtari” shihet si favorit kryesor për ta mbyllur turneun në vendin e parë dhe për të siguruar promovimin në ligën më të lartë.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button