Klubi i Shahut “Flamurtari- Ladorisht” fiton kampionatin dhe kualifikohet në ligën e dytë

Klubi i Shahut Flamurtari nga Ladorishti ka arritur një sukses të madh duke fituar kampionatin “Kualifikimet për ligën e dytë të shahut në Maqedoninë e Veriut”. Ky kampionat u mbajt në Hotel Kontinental në Shkup dhe u karakterizua nga një konkurrencë e fortë mes 12 ekipeve të ndryshme.
Në një garë të ngushtë, Klubi Shahut Flamurtari ka shënuar 5 fitore dhe një barazim nga gjithsej 6 xhiro të zhvilluara, duke mbledhur 11 pikë dhe duke siguruar vendin e parë. Ky rezultat fantastik i ka mundësuar klubit të kualifikohet për të marrë pjesë në ligën e dytë të shahut, e cila do të zhvillohet nga data 4 korrik deri më 10 korrik 2025, në Strugë, në Hotel Drim.
Në ligën e dytë, Flamurtari do të përballet me disa ekipe të forta, përfshirë Mjeshtrin e Madh Boris Chatallbashev. Pavarësisht konkurrencës, Klubi Shahut Flamurtari konsiderohet favorit absolut për të fituar këtë kampionat, dhe shpresat janë të larta për një tjetër sukses të madh.
Klubi shpreh optimizëm dhe besim për performancën e ardhshme, duke u përpjekur për të sjellë një tjetër titull në qytetin e Strugës.(Strugalajm.com)