Koalicionet funksionojnë edhe në stadium (FOTO)

Ndeshjet e Kombëtares Shqiptare të Futbollit priten gjithnjë e me më interes për shqiptarët anekënd botës. E përveç tifozëve të zakonshëm, këto ndeshje shfaqen edhe si mundësi e mirë për politikanët shqiptarë në Ballkan, për t’u fotografuar e për të treguar një anë tjetër të tyre, larg politikës, përcjell KlanM.

Krerët e opozitës shqiptare në Maqedoni, kanë vendosur që bashkë ta ndjekin ndeshjen mes Kombëtares Shqiptare  dhe Ishujve Faroe në Air Albania. Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti bashkë kreun e Çairit janë fotografuar në shkallët e stadiumit, duke treguar afërsinê mes tyre edhe jashtë aktiviteteve partiake, përcjell KlanM.

Nga ana tjetër, të përqafuar e të qeshur në shkallët e stadiumit duken sëbashku edhe ministrat e qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi, Krenar Lloga dhe Kreshnik Bekteshi, të shoqëruar edhe nga ministrja e qeverisë së Ramës, Belinda Balluku./KlanMacedoniaStrugaLajm








Loading…


loading…