Koha, kur me aksion Zagraçani u bo fshati i parë i Strugës me ujësjellës

Bexhet Asani

UJË ME KAVALL…!

Këtu e 57 vjet më parë, pikërisht më 7 mars të viti 1964 në fshatin Zgaraçan të Strugës fillojnë punimet për hapjen e rezervuarit dhe ndërtimin e ujësjellësit.
Këta që shihni në foto ishin martirët e parë të këtij aksioni jetik për banorët e Zagraçanit. Këtij aksioni kaq të rëndësishëm, njëzëri iu bashkuan i madh e i vogël. Çdo person duhej të hapte 10 metra kanal me një thellësi prej 1 metër e 20 centimetër, në shkëmb.
Kishte rrallë ndonjë që në heshtje e pengoi aksionin: Ujë me kavall…! E quanin këtë aksion jetësor për banorët e Zagraçanit.
Punimet zgjatën plot 4 vjet e gjashtë muaj. Inaugurimi i ujësjellësit u bë më 8 gusht të vitit 1968. Pastaj aksioni vazhdoi edhe në Shum. Zagraçani u bë fshati i parë me ujë të pijshëm jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Gëzim i papërshkruar në fytyrat e bashkëfshatarëve të mi. Unë i shihja dhe e përjetova këtë gëzim.

In : Aktuale

Loading...
loading...