Aktuale

KOHA PARAZGJEDHORE !

Muhamet Borova

Disponimin e qytetarëve nuk e ndryshon vetëm atmosfera idilike e vjeshtës , por edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale! Fushata për zgjedhjet lokale tani filloj të zhvillohet me një dinamikë pulsive! Koalicionet partiake filluan ta reflektojnë energjin “verbuese”, për ta ndryshuar “kimin” e bindjeve të votuesve. Mirësjellja e kandidatëve për kryetar komune dhe liderëve partiak pa vokabular diskreditues duhet ta reflektoj dinjitetin dhe karakterin produktiv të tyre. Mirësjellja duhet të bëhet paradigma impresive e zgjedhjeve!
Çdo fitore është produkt i votës së qytetarëve! Asnjë fitore zgjedhore nuk arrihet pa pasion të madh. Nuk ekziston fenomeni për fitore spektakulare, por vetëm dëshira për një fenomen të atillë!
Koalicionet partiake me ide të qarta krijojnë perceptime pozitive për arritjet në katër vitet e ardhëshme! Besimi ndaj kandidatëve për kryetar komune në pjesën më të madhe është i lidhur me vlerat etike dhe vizionet e tyre. Programi zgjedhor i çdo kandidati potencial për kryetar komune duhet të jetë manifestim i realt për ndryshimet që qytetarët dëshirojnë ti shohin. Vota e qytetarëve nuk fitohet rastësisht, por përmes “anatomisë” të programeve dhe ideve për ndryshime cilësore dhe sasiore në suazat lokale. Ndryshimi është çelsi i vogël për fitoren e madhe!
Koeficienti i lartë i besimit në një koalicion partiak dhe reputacioni i akumuluar i kandidatit për kryetar komune është fillimi për një fitore të pritshme! Këto votime a do të sjellin një ditë të re me forca dhe ide të reja varet nga intuita e qytetarëve si do ta bëjnë distribuimin e votave të tyre!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button