Koha:206 mijë euro Komuna e Strugës ka harxhuar për blerjen e makinave

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP) tregojnë se komunat dhe shumë ndërmarrje publike, shkolla fillore dhe të mesme… përfundimisht me muajin shtator të këtij viti kanë borxh total prej 305 milionë euro

Zejnulla VESELI

Shkup, 27 tetor – Në Maqedoni gjithçka është e mundur. Ndërmarrjet shtetërore dhe komunat vazhdojnë të jenë borxhlinj më të mëdhenj ndaj sektorit publik dhe sektorit privat. Edhe pse në arkën e tyre nuk kanë para të mjaftueshme për pagesa të faturave komunale dhe rrogave në kohë për të punësuarit, si dhe borxhe deri në fyt, në anën tjetër nuk heqin dorë nga blerja e veturave luksoze për nevojat e drejtorëve dhe kryetarëve të komunave, vlerë kjo që madje kalon shifrën prej 80.000 euro për veturë, shkruan gazeta KOHA.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP) tregojnë se komunat dhe shumë ndërmarrje publike, shkolla fillore dhe të mesme… përfundimisht me muajin shtator të këtij viti kanë borxh total prej 305 milionë euro. Pjesa më e madhe janë borxhe të cilët një kohë të gjatë sektori privat i kërkon nga institucionet shtetërore në vlerë prej 163 milionë euro. Ndërsa vlera e borxhit që institucionet shtetërore u kanë ndërmarrjeve publike për shërbime komunale si ngrohje, komunikim dhe transport, kap vlerën prej 118 milionë, borxh ky që bie mbi komunat.

Ministria e Financave informoi se borxhliu numër 1 është kompania me kapital shtetëror “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti” në vlerë prej 46 milionë euro. Borxhliu i dytë më i madh është Komuna e Ohrit me borxh prej 15.7 milionë euro. Në vendin e tretë është ndërmarrja për ujëra atmosferike dhe Komuna e Strugës me borxh prej 14.4 milionë euro, ndërsa vendi i katërt i takon Klinikës universitare dhe qendrës për urgjencë në vlerë prej 12.6 milionë euro. Vendi i pestë i takon Radiotelevizionit të Maqedonisë me borxh prej 8.6 milionë euro. Përveç Komunës së Ohrit dhe Tetovës, me borxh prej 10.9 milionë euro është edhe Komuna e Karposhit. Përveç borxhit që kanë ndaj sektorit privat dhe ndërmarrjeve publike, këto tri komuna borxhe kanë edhe ndaj peronave fizik edhe kompanive vendit.StrugaLajm

Jashtë vendit, ndërmarrjet shtetërore kanë borxh në vlerë prej 23.9 milionë euro, ndërsa ndaj qytetarëve vlera e përgjithshme e borxhit është 1.3 milionë euro. Është hera e parë që publikohen kaq të dhëna të detajuara për borxhet që kanë institucionet shtetërore e ku qartë shihet se një numër i madh i institucioneve, kanë telashe të mëdha sa i përket kthimit të borxheve të mbetura. Një pjesë e madhe e borxhlinjve janë shkollat, të cilët vazhdojnë funksionimin me llogari bankare të bllokuara.

Megjithatë, luksi i ëktyre borxhlinjve nuk ka fund. Analiza e fundit e Qendrës për Komunikim me Qytetarët tregon se institucionet shtetërore dhe pushteti lokal së bashku posedojnë gjithsejtë 2645 vetura, prej të cilëve 2008 janë blerë më çmim furnizues prej 33 milionë euro, ndërsa për 637 vetura – institucionet nuk kanë të dhëna se më çfarë çmimi furnizues janë blerë. “Të gjitha ministritë, përfshirë dhe  Qeverinë e Maqedonisë në disponim kanë 2215 vetura që kanë vlerë totale prej 27.2 milionë euro, derisa komunat për momentin posedojnë 430 vetura në vlerë prej 5.7 milionë euro”, thuhet në analizën e Qendrës për Komunikim me Qytetarët. Në anën tjetër, me veturë më të shtrenjtë në vlerë prej 77.839 euro vozitet kryetari i Komunës së Sveti Nikolës dhe kryetari i Kavadarit në vlerë prej 70.075 euro. Kryetari Dibrës vozitet me veturë të re në vlerë prej 49.000 euro, ndërsa kryetari i Strugës vozitet me veturë  të llojit “Audi A6 kuatro” në vlerë prej 68.247 euro.

Po ashtu, kryetari i Gostivarit në posedim ka veturën e llojit “Audi A6” në vlerë 65.595 euro, ndërsa kryetari i Demir Kapisë në vitin 2014 ka blerë veturë të re te llojit “Pasat 2.0 TDI” në vlerë prej 62.656 euro. Komuna e Ohrit dhe Karposhit, dy komuna këto që kanë borxhe rekorde të papaguara të faturave komunale dhe rrogave, kanë harxhuar 293 mijë euro për 13 vetura të blera, konkretisht 303 mkijë euro për 16 vetura të reja. Kryetari i Komunës së Strugës për blerjen e shtatë veturave ka harxhuar 206 mijë euro, ndërsa çmimi mesatar për blerjen e këtyre veturave nga komunat kap shifrën prej 15.051 euro. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...